Londër, ministri i Kulturës, thyen zilen dhe godet një grua (video):
Gazeta ShqipMinistri i Kulturës, Jeremy Hunt, objekt humori në internet

Ministri i Kulturës së Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt është bërë objekt humori ditën e hapjes së Lojërave Olimpike. Pas një interviste në Sky News, ku kishte deklaruar se problemet dhe vonesat e Olimpiadës ishin brenda normës, ministri ka tentuar të luajë me një zile të vogël, por pjesa metalike e saj është shkëputur, duke i shpëtuar nga dora dhe për pasojë ka goditur një grua që ndodhej aty pranë.
Hunt ka nxituar të marrë sërish objektin dhe t’i kërkojë ndjesë gruas.
Shikoni videon e plotë
28 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Londër, ministri i Kulturës, thyen zilen dhe godet një grua (video) burimi: Gazeta S H Q I P
Gazeta Shqip