15-vjeçarja, e cila nuk ishte as në mesin e favoriteve për të qenë pjesë e garës finale, udhëhoqi që nga fillimi dhe mposhti të dytën në radhë, Sonin, për 0.08 sekonda.
“Nuk mund të besoj. Kjo është tepër për mua”, ka thënë Meilutyte pasi fitoi në finale.
Japonezja Satomi Sazuki ka marrë medaljen e bronztë, derisa kampionia në fuqi, australiania Leisel Jones, ka përfunduar e pesta.