Lideri i Koresë së Veriut është martuar (FOTO)

Lideri i Koresë së Veriut është martuar (FOTO):
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është martuar, bëri të ditur të mërkurën media shtetërore e vendit komunist. Në këtë mënyrë mbyllen spekulimet se kush është gruaja misterioze që ishte shfaqur në krahun e tij në disa aktivitete.
Lajmërimi erdhi dy javë pasi Kim ishte parë në shoqërinë e kësaj gruaje në disa aktivitete. Pati spekulime nëse ajo ishte e dashura e tij, gruaja ose motra.
Por media shtetërore nuk dha asnjë detaj në lidhje me faktin se kur janë martuar ata të dy.
Mediat në Korenë e Jugut kanë spekuluar se gruaja mund të jetë një këngëtare, me të cilën Kim ishte dashuruar më parë, por babai i tij ia kishte ndaluar të takoheshin. Mendohet se ajo ka qenë e martuar më parë me një ushtarak dhe ka një fëmijë, por nuk dihet fati i tyre.
Disa media spekulojnë se veshja perëndimore e gruas mund të jetë një sinjal se Kim mund të ndryshojë ndonjë gjë në vendin e tij.