Kompany më i paguari në Ligën Premier

Kontrata e re e Manchester Cityt për kapitenin Vincent Kompany vlen plot 60 milionë funte.

The Mirror shkruan se Kompany ka nënshkruar një marrëveshje rekorde me Cityn, nga e cila do të fitojë 60 milionë funte në gjashtë vitet e ardhshme.

Paga prej 200 mijë funte në javë është më e madhja në futbollin anglez, dhe do t’i sigurojë plot 10 milionë funte në vit kapitenit.

Kompany kishte joshur interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës pas paraqitjeve të tij për Cityn sezonin e kaluar, kur u shpall edhe Lojtari më i Mirë i Sezonit në Ligën Premier.