Gazeta Shqip
Djaloshi ka rrëfyer se kanë vënë re tre ekzemplarë të piranjës që notonin rreth e rrotull trupit të tij dhe qenit. Kur ka tentuar që t’i largojë, një prej tyre e ka kafshuar djaloshin në dorë. Djali e ka kapur një nga piranjat dhe e ka nxjerrë në breg, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve të tjerë dhe autoriteteve lokale, që kanë hapur një hetim lidhur me çështjen. Inspektorët e zonën edhe herë të tjera, në peshkatoret rreth e rrotull, kanë kapur peshq që mbahen zakonisht si zbukurues, por që në fakt janë shumë të rrezikshëm.
Sipas tyre, piranjat për të cilat flitet mund të jenë hedhur në ujë nga ndonjë person që mund t’i ketë pasur në shtëpi dhe është mërzitur prej tyre, pasi ujërat e lumit ku ato janë vënë re nuk janë habitati i tyre natyror. Ndërkohë, autoritetet lokale të zonës kanë angazhuar peshkatarët që të bëjnë ç’është e mundur për të kapur piranjat, duke u premtuar atyre edhe shpërblime.
Këta lloj peshqish të rrallë jetojnë në Amerikën e Jugut, në klimë më të nxehtë dhe sipas specialistëve që e njohin mënyrën e tyre të jetesës, edhe nëse nuk arrihet të kapen nga peshkatarët, ato nuk do të munden t’i mbijetojnë temperaturave të dimrit, kur uji i lumit shkon nën 15 gradë.
12 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Kinë, alarm i kuq nga piranjat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip





