Nga Fareed Zakaria (CNN)
![]() |
Fareed Zakaria |
Gjatë gjashtëmbëdhjetë muajve të fundit të konfliktit të përgjakshëm në Siri, vëzhguesit kanë pritur për një zhvillim të rëndësishëm: dezertime nga rrethi i brendshëm i presidentit të izoluar, Bashar Al-Assad. Papritmas, duket se një valvul presioni është liruar. Pilotë, ambasadorë, dhe madje edhe një gjeneral kanë dezertuar. Por çfarë do të thotë kjo?
Gjenerali është Manaf Tlas, një mik i fëmijërisë së Asad-it, dhe një oficer në Gardën Republikane. Babai i Tlas-it ka qenë Shef i Shtabit dhe ministër i Mbrojtjes, për 30 vjet, gjatë regjimit të Hafez Al-Assad-it, babait të Assad-it. Njeri më i afërt se kaq me Assad-in, nuk mund të gjesh tjetër. Kjo është arsyeja pse Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i kushtoi një vëmendje të veçantë dezertimit të z. Tlas. "Nëse dezertimet nga njerëz si ai, gjeneralë, kolonelë dhe të tjerët japin ndonjë indikacion, ato tregojnë se zyrtarë brenda regjimit dhe ata ushtarakë po fillojnë të votojnë kundër Assad-it duke u larguar”, tha ajo. Por ka disa përjashtime të rëndësishme. Tlas nuk ka qene një anëtar i rrethit të brendshëm të presidentit Assad për një kohë relativisht të gjatë- ai ka qenë në të vërtetë nën arrest shtëpiak për më shumë se një vit. Gjithashtu, ai ishte një person i rangut të lartë, por nuk ishte një alavit. Ndërsa alavitët përbëjnë vetëm 12% e popullsisë së Sirisë, ata mbajnë më shumë se 80% të pozicioneve të së fuqishmes, Gardës Republikane. Ky 80% përbën rrethin e brendshëm të Assad-it. Sipas disa raporteve, kur sunitët vihen në shërbim roje, ka gjithmonë një ushtar alavit, i caktuar për të monitoruar ushtarët suni.
Por, në qoftë se numri në rritje i dezertimeve nga niveli i lartë është një sinjal që po tregon se elita suni, e cila është e përbërë nga gjeneralë, biznesmenë, burokratë dhe që deri tani ka qenë e mbërthyer me al-Assad, është duke u larguar prej tij, kjo përbën një ndryshim të madh, një ndryshim i cili do të sjellë padyshim kapitullimin e regjimit.
Po mblidhen prova të cilat tregojnë se sunitët po reduktojnë mbështetjen e tyre për regjimin e Assad-it. Ne kemi folur me një ish-marins amerikan, Austine Tice. Ai tani është student në fakultetin e Drejtësisë dhe po e kalon verën duke raportuar nga Siria. Gjatë një episodi në me një grup rebel, ai vërejti se helikopterët e regjimit fluturonin shumë lartë, aq lart saqë nuk mund të qëllonin asnjë raketë. Supozimet që u krijuan nga ky fluturim i çuditshëm i këtyre helikopterëve në mesin e rebelëve, thotë Tice, ishte se pilotët dhe ushtarët suni nuk po i godisnin me qëllim objektivat e tyre. Një tregues tjetër i dezertimeve është numri i lartë i kundërshtuesve të heshtur në ushtri. Sipas “New York Times”, një numër në rritje i ushtarëve sirianë - shumë prej të cilëve u mungojnë mjetet për t’u arratisur - janë duke qëndruar në shtëpi. Por për të siguruar heshtjen e tyre të vazhdueshëm dhe asnjanësinë, këta oficerë vazhdojnë të tërheqin paga dhe pensione.
Një tjetër element i rëndësishëm, i cili do të ndikojë në shkurtimin e jetëgjatësisë së pushtetit të Bashar Al-Assad-it është paraja është arsyeja. Inflacioni në Siri thuhet të jetë i shumë i lartë, rreth 30 për qind. Sipas disa raporteve, al-Assad dhe miqtë e tij janë duke shtypur lirisht; monedha siriane është zhvlerësuar kundrejt dollarit me më shumë se gjysmën e vlerës në tregun e zi, ndërkohë që regjimit po i mbarojnë paratë. Nëntëdhjetë për qind e naftës Sirisë, e destinuar për të shkuar drejt BE-së, ka mbetur stok si pasojë e sanksioneve. Turizmi dhe tregtia gjithashtu kanë rënë. Për të shtuar, mbështetja monetare nga Irani nuk është e mjaftueshme, pasi vetë shteti islamik po vuan për një kohë të gjatë sanksionet e Perëndimit. Javën e kaluar u raportuar se Irani po e redukton mbështetjen e tij për regjimin e presidentit Assad. Një ambasador iranian dha një intervistë në një gazetë në Teheran, ku kritikonte mbështetjen e qeverisë së tij për regjimin sirian, duke thënë se ditët e Assad-it janë të numëruara. Por, në tërë këtë enigmë ka edhe një pjesë tjetër të rëndësishme - fuqia në rritje e opozitës së Sirisë. Ushtria e Lirë e Sirisë po bëhet gjithnjë e më e fortë. Arabia Saudite dhe Katari janë duke armatosur haptazi rebelët, duke përdorur korridoret përmes Turqisë, Libanit, dhe tani edhe Iraku. Sulmet rebele janë bërë më të përqendruar në dy qytetet kryesore të Damaskut dhe Alep-it. Grupe të ndryshme opozitare po bashkohen për të planifikuar një Siri post-Assad. Dhe pyetja që shtrohet është, si do të duket kjo Siri e re.