Ivanovic: Serbia e njëjtë ndaj Kosovës

Ivanovic: Serbia e njëjtë ndaj Kosovës:
Ndryshimi i politikës në Serbi nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim të politikës serbe karshi Kosovës.
Sekretari i deritashëm për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, ka deklaruar se edhe pas ardhjes në pushtet të koalicionit të ri qeverisës që pritet të ketë shumë ndryshime nga ai i kaluari, politika e Serbisë karshi Kosovës do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.
Sipas tij, çdo parti që vjen në krye të shtetit serbë do të veprojë sipas Kushtetutës se Serbisë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Jo në asnjë mënyrë nuk do të këtë ndryshim të politikave, pasi Kosova është çështje e ndjeshme dhe pa marrë parasysh kush e formon qeverinë, ai do t’i përshtatet kësaj politike. Arsyeja tjetër është se Kushtetuta e Serbisë e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe ashtu edhe duhet të veprohet. Por edhe nuk ekziston fuqia politike e cila e do ta trajtonte Kosovën ndryshe”, ka thënë Ivanovic.
Ivanovic: Serbia e njëjtë ndaj Kosovës is a post from: GazetaShqip.info