Interi në negociata për Ayew

Interi është në negociata me Olympique Marseille për të transferuar yllin e skuadrës, Andre Ayew.

TMW shkruan se Interi tashmë ka biseduar me kampin e Ayew për një transferim të mundshëm të tij këtë verë.

Interi e sheh ganezin si një alternativë për yllin e Sao Paulo, Lucas, duke pasur parasysh se ai mund të kushtojë në gjysmë të çmimit të brazilianit.