Interi, Liverpooli oferta për Krasic

Interi dhe Liverpooli janë të interesuar të transferojnë mesfushorin e Juventusit, Milos Krasic.

Juve është në kërkim të ndonjë blerësi për serbin, i cili nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte.

Interi kontaktoi me Juven për Krasic që javën e kaluar dhe ofroi 10 milionë euro, ofertë që u refuzua. Më herët edhe Liverpooli kishte bërë ofertë në vlerën e 7.5 milionë eurove, që po ashtu ishte refuzuar nga kampi Bianconer.