Interi e dëshiron titullin e Europa League

Mbrojtësi rumin, Cristian Chivu, ka thënë se Interi do ta marrë me seriozitet garën në Europa League dhe do të përpiqet që ta fitojë atë.

“Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në Europa League. Duam t’i shkojmë deri në fund, ndërsa si shembull e marrim Atletico Madridin”.

“Ata filluan nga raundet preliminare dhe arritën ta fitojnë turneun”.

“Para së gjithash, askush nuk dëshiron ta përjetojë një sezon si ai i kaluari; nganjëherë një vit i keq mund të të ndihmojë të kuptosh se sa e rëndësishme është kur gjërat shkojnë mirë”.

“Është me rëndësi që lojtarët e rinj ta kuptojnë këtë duke shfrytëzuar arritjet e të kaluarës si shembull”, ka thënë Chivu për Inter Channel.