Interi u paraqit me një ekip relativisht të fortë, në një pjesë të parë, e cila ishte zhgënjyese dhe që pasoi me një gol nga Commons (41’).
Interi në pjesën e dytë u kthye fuqishëm. Lojë të mirë tregoi talenti i ri kroat, Marco Livaja, i cili hapi lojën e Nerazzurëve. Në fund, zikaltrit arritën të barazojnë rezultatin me anë të transferit të ri, Rodrigo Palacios (88’), i cili po tregohet të jetë në top formë para sezonit të ri.
Ishte kjo ndeshje miqësore ku Interi e vërtetoi se ka nevojë ende për përforcime dhe ndryshime në modulin e lojës, sidomos pas ndeshjeve kruciale në Europa League ndaj Hajduk Splitit.





