Mourinho e quajti taktikën e Del Bosques pas sulmues si ‘sterile’ pas barazimit ndaj Italisë në ndeshjen hapëse, kurse Iniesta pasi fitoi trofeun i ka ndarë dy fjalë për teknikun portugez.
“Mourinho është oportunist, ai mezi e priti barazimin ndaj Italisë. Të komentosh mbi këto kritika është humbje kohe. Ne e fituam turneun me këtë sistem dhe me këta lojtarë, kështu që kjo është diçka që nuk duhet të harrojmë”, është shprehur Iniesta.