“Së paku një numër njerëzit kanë guximin ta sulmojnë atë, përfshirë disa anëtarë të shtypit ndërkombëtar. Nuk mendoj se situata do të qetësohet për të. Një fillim i freskët brenda organizatës do të arrihet vetëm pas largimit të tij”.
“Më pëlqen qëndrimi i Federatës Gjermane (DFB) ndaj kësaj, dhe Bayerni e mbështet plotësisht DFB. Rrjeta rreth Z. Blatter është duke u mbyllur ngadalë. Nuk mund ta shoh atë të qëndrojë në postin e tij deri në fund të mandatit”, ka thënë Hoeness.
Blatter ka zemëruar DFB me komentet e tij se të drejtat për të qenë nikoqir i Kupës Botërore 2006 mbase ishin blerë, që ka çuar në sulme të intensifikuara në shtypin gjerman.





