Goditja e fortë, që po vjen nga “vala e kursimeve”

Goditja e fortë, që po vjen nga “vala e kursimeve”:

 “The Economist”



Për kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy, rritjet e tatimeve të blerjes janë një “absurditet”. Ato godasin shpenzimet e konsumatorit, i ndëshkojnë të varfrit dhe reduktojnë rritjen. Prandaj, pse po e rrit ai taksën e vlerës së shtuar për tri pikë, në 22 për qind? Deficiti buxhetor prej 8.9 për qind të GDP-së në vitin 2011 është një prej arsyeve. Por një tjetër është edhe ajo se, ndërsa Rajoy u kthehet partnerëve të tij në Bashkimin Evropian për të shpëtuar bankat e Spanjës, liria për të ndjekur politikat e tij po dyndet. Rritja e tatimeve është një prej imponimeve të drejtpërdrejta nga shefat e rinj të Spanjës në Bruksel. Është fjala për 65 miliardë euro kursim që masat e reja buxhetore duhet të sigurojnë gjatë dy vjetëve e gjysmë. Taksa në të ardhura u shfaq në fillim të shtatë muajve të parë të Rajoyit në pushtet. “Këto masa nuk janë të kënaqshme, por janë të domosdoshme”, tha ai dhe pranoi se dikur kishte premtuar të ulte tatimet. Rritjet e fundit deri në 7 për qind e obligimeve të Spanjës, shifër kjo që shihet si më se e paqëndrueshme, nënkupton se masat dramatike ishin të domosdoshme.
Drafti i memorandumit të pakos së shpëtimit rrodhi në publik më 10 korrik, kur ministrat e Financave ia lehtësuan Spanjës cakun për zbutjen e deficitit të vitit 2012. Drafti pretendon  se këto kushte aplikohen vetëm në banka, por i thotë po ashtu Spanjës që të përmbushë reformat makroekonomike të kërkuara nga Komisioni Evropian. Në to përfshihen përfitimet e uljes së papunësisë, shkurtimet e pagave të shërbyesve civilë, zgjatja e moshës së pensionimit të spanjollëve dhe privatizimi i hekurudhave, porteve dhe aeroporteve. Masa e vetme e stimulimit për një prej me 24 për qind të papunë ishte shkurtimi i kontributeve në fushën e sigurisë sociale.
A do ta dëmtojë Rajoyin buxheti i ri? Ai gëzon shumicën absolute në Parlament dhe udhëheqë ndaj socialistëve në opozitë nëpër anketa. Por pretendimi i tij se pakoja e shpëtimit nuk përmban parakushte, tani duket bosh. Minatorët marshuan në Madrid ndërsa ai i prezantonte masat. Hollësitë e parave të shpëtimit, të kanalizuara nëpërmjet Frob, një fond rindërtimi, do të finalizohen më 20 korrik. Luis de Guindos, ministër i Ekonomisë, tha se norma e interesit mund të jetë nën katër për qind. Një pjesë e 30 miliardë eurove do të jetë në dispozicion shumë shpejt, por pjesa e mbetur do të vijë më ngadalë. Testet e stresit të bankave do të përfundojnë në shtator për të treguar se sa prej 100 miliardë eurove të ofruara janë vërtet të duhura. Huat do të jenë të disponueshme për 18 muaj. Draft-memorandumi kërkon nga Banka e Spanjës që të njoftojë në mënyrë të vazhdueshme Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për bankat e “sëmura”. Spanja duhet të rishikojë po ashtu sistemin e vet mbikëqyrës, i cili ka dështuar të evidencojë kaosin në afrim nga pronat toksike të mbajtura nëpër bankat që si të çmendura u jepnin kredi kërkuesve. Një bankë e keqe do të absorbojë shumicën e aseteve të tilla. Cajasët e dikurshëm, apo bankat e kursimeve, të Spanjës duhet vetë të heqin dorë nga kontrollimi i bankave komerciale. Memorandumi kërkon që De Guindos t’ia kalojë kompetencat e tij sanksionuese dhe licencuese Bankës së Spanjës, ndërsa Rajoyit të formojë një trup të pavarur fiskal për t’i monitoruar politikat. Kjo gjë do të nxisë humbje te konsumatorët, të cilët janë bindur t’i vendosin kursimet e tyre në bankat e “sigurta”.
Ngatërrimi i pakos së shpëtimit nuk ka marrë fund. Finlanda kërkon një kolateral speciale. Bundestagu i Gjermanisë do t’i debatojë kushtet më 19 korrik. Ndërsa Qeveria e Spanjës nuk mund të shlyejë ndonjë prej borxheve të saj nëpër libra me pakon e shpëtimit, derisa mbikëqyrësi evropian bankar të mos krijohet vitin e ardhshëm, për të lejuar rikapitalizime të drejtpërdrejta të bankave. Rajon ka thënë se nuk ekziston një përmirësim i shpejtë për ekonominë që mund të zhytet në recesion vitin e ardhshëm. “Vite të recesionit po na presin”, tha Antonio Argandona, nga shkolla e biznesit IESE.

Related Posts: