Van Persie do të largohet nga Arsenali së shpejti dhe këtë zyrtarët e Arsenalit e kanë ditur edhe më parë, duke transferuar kështu golashënuesin më të mirë në kampionatin francez sezonin e kaluar.
“Ne duam që ai të qëndrojë në shtëpi, por ai është larguar duke pasur edhe një vit në kontratën e tij. Te Arsenali, ekziston atmosferë e mirë, ai ka qenë që tetë vjet këtu dhe është i përkushtuar ndaj klubit. Ne e kemi transferuar Giroud për ta zëvëndësuar Van Persien nëse ky largohet”, është shprehur Grimandi.





