Nerazzurrët dëshirojnë të sjellin përforcime të reja në ekip pas largimit të Diego Forlan dhe Mauro Zarate, derisa Giampaolo Pazzini dhe Las Castaignos po ashtu pritet të largohen nga klubi
Nevojat e Interit për përforcime në sulm nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga klubet tjera, dhe Genoa e sheh situatën si një mundësi të mirë për ta shitur Gilardinon.
30-vjeçari iu bashkua Genoas nga Fiorentina në janar, por ata dëshirojnë ta largojnë sulmuesin pasi paga e tij prej 1.5 milionë po ua vështirëson financat.