PSG kishte ofruar 46 milionë euro për Thiago Silvan dhe Milani e refuzoi me kërkesën e Berlusconit. Kjo për Gallianin është goditje në merkato.
“Ne kemi bërë punë të madhe me mbajtjen e Silas, pasi e llogarisim si transfer të ri. Ne mund ta konsiderojmë merkaton tonë të mbyllur. Ne nuk do të transferojmë mesfushorë të rinj, ajo pjesë e skuadrës është e mbyllur. Secili lojtar tjetër mund të largohet, nëse nuk është lojtar kyç i ekipit”, ka theksuar Galliani.





