Festat me bikini po terrorizojnë komshinjtë (FOTO)

Festat me bikini po terrorizojnë komshinjtë (FOTO):
Festat në pishinat në tarracë po kthehen në tendencë në Nju Jork. Por një gjë e tillë po terrorizon fqinjët, të cilët ankohen për zhurmën e lartë dhe për femrat me bikini.
Çdo të diel, në Gansevoort Park Avenue në Nju Jork organizohen festa në pishinë të njohura me emrin Summer Series.
Por një komshi që ka një apartament që sheh mbi pishinë thotë se të dielën mundohet që të mos jetë në shtëpi, pasi festa të tilla e terrorizojnë.
Një tjetër banore thotë se ata kanë blerë një apartament të shtrenjtë, por nuk e dinin se çfarë ndodhte verës aty.