Federer, i cili është në vendin e tretë të ranglistës ATP, shfaqi formën e tij më të mirë që prej kohësh duke mposhtuar rusin pa ndonjë problem dhe duke paralajmëruar rivalët se është në gjendje ta fitojë Wimbledonin e tetë në karrierën e tij.
Por, për të arritur në finale, Federer duhet që të tejkalojë aktualisht tenistin numër një në botë, Novak Djokovic, i cili ishte i pa mëshirshëm ndaj gjermanit, Florian Mayer, për ta mposhtur me rezultat (6-4, 6-1 dhe 6-4).
Gjysmëfinalja mes Federer dhe Djokovic do të zhvillohet të premtën dhe kjo do të jetë mundësia më e mirë për zvicëranin që të shkruajë historinë dhe të fillojë ringritjen në maje.





