Kapiteni i Chelseat akuzohet se e ka abuzuar në mënyrë raciste futbollistin e QPR-së gjatë një ndeshje të zhvilluar në Loftus Road në tetor të vitit të kaluar, pohime këto që Terry i hedh poshtë.
Deri tani janë zhvilluar disa seanca gjyqësore të tensionuara, ku të dyja palët kanë ofruar faktet e tyre, sa bindëse aq dhe kontradiktore.
Verdikti mbi atë se nëse Terry do të dënohet apo jo, pritet të merret të premtën në ora 15:00.





