Ende nuk ka marrëveshje për kontratën e re të Walcott

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, ka mohuar mundësinë e largimit nga Emiratës, por ka pranuar se ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin rreth kontratës së re.

Kontrata aktuale e anglezit skadon pas një viti dhe ai do të jetë në situatë të ngjashme me Robin van Persien.

Mirëpo, derisa holandezi ka deklaruar se nuk do ta vazhdojë kontratën, Walcott thotë se dëshiron të vazhdojë me Arsenalin.

Ai ka theksuar për Sky Sports News se ia ka lënë obligim agjentit të tij të merret me bisedimet, ndërsa vet do të inkuadrohet vetëm atëherë kur do të jetë e domosdoshme.