Majlinda e filloi shumë mirë përballjen duke dhënë shpresa se do të kalonte në çerekfinale. Ajo hyri me një motivim të jashtëzakonshëm dhe me agresivitet, që u vërejt që në hapat e parë.
Pasi morën nga një vërejtje për pasivitet, ishte Majlinda ajo që sulmoi. Në tentim për të bërë Ipon dhe për të mbyllur duelin, Majlinda arriti që të bëjë vetëm Waaz-ari, që ia siguroi asaj 10 pikë.
Pejania ishte e pakënaqur me këtë dhe në tentim për të mbyllur duelin, që ishte një hap i gabuar, bëri që xhudistja nga Mauritius të shfrytëzojë rastin dhe të mbyllë sfidën me një Ipon, apo me rezultat 100-10.
Sidoqoftë, performanca e Majlindës në këtë Olimpiadë është dinjitoze dhe nuk ka asnjë arsye që të jemi të zhgënjyer, pasi ajo mbetet sportistja më virtuoze që ka Shqipëria etnike.
Tifozët e saj duhet të ndjehen krenarë me prezantimin që bëri në Londër, duke qenë se xhudistja jonë ka edhe shumë vite karrierë përpara vetes dhe do të dëshmojë kualitetet e saj në vitet e ardhshme.





