“Vendosa të vij në Kinë pasi pronari i klubit më joshi. Është një sfidë e madhe. Nëse ende do të luaja në ligën evropiane do të ishte më e lehtë. E mora vendimin për të luajtur në Kinë”.
“Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Pres një stil të ri jete këtu. Shpresoj se mund t’i tregoj Kinës kulturën time, dhe të marr ca kulturë kineze”, ka thënë 34-vjeçari në konferencën e parë me klubin e ri.





