![]() |
| Vaso Papaj |
Një dritë e fortë nuk të pëlqen,
Në çastin më intim.
Një zë i ulët, ikën-vjen,
Ç’më ngjan me psherëtimë.
Ashtu në heshtje e në terr,
Kur zemrat përpëliten,
Bëj të t’kuptoj unë veç një herë,
Mos luan hipokriten.
Më thuaj, folmë sinqerisht!
E thjeshtë,… dua ta di!
Kjo që po bëjmë ne çmendurisht,
Është seks a dashuri?
Ndërkaq ti vishesh me ngadalë,
Gjithçka ma lë rrëmujë
Dhe ikën shpejt pa thënë një fjalë,
S’kam kohë të vë as kujë.
Më ikën, s’thua, kur do të vish
Dhe vetëm më lë krejt,
Po larg nga unë nuk mund të rrish,
Pak ditë dhe kthehesh shpejt.
Me lotë, ofshamje, me sqarime,
Unë të kuptoj në sy.
E çmendur je pas qenies sime,
Sa jam dhe unë për ty.
E ulesh, përmbi netë të vona,
Më mban brenda në sy.
Për t’mos i shuar shënjat tona,
Gërrvishemi të dy.
Si shi rrëmbyes më ngjason,
Furtunë plot emocione.
Kalon, vajton, ndriçon, zhurmon,
Më jep edhe tensione.
S’është lutja ime temenà,
E di, do ta bësh prapë,
Se tjetër rrugë për ty nuk ka,
Veç këtë herë më gjatë.
E çmendesh në të flas nën zë,
Të belbëzoj në terr.
E di sa të pëlqen kjo gjë,
Do t’thuash: Dhe një herë…
E si puhizë që detin rrudh,
Më sjell plot emocione.
Freskon, pluskon, përkëdhel e puth
E prapë më jep tensione.
Ndaj shih një herë se mos e ndreq
E mos m’u nda një natë
Pas teje qenkam çmendur keq,
Më thuaj: Do t’vij prapë!






