Gazeta Shqip
Vogëlushi 8-vjeçar ka shoqëruar të atin në takimin me presidentin Hugo Chavez
Mediat venezualiane kanë publikuar disa foto ku duket qartë se vogëlushi mban në “brez” një armë, dhuratë e të atit.Vogëlushi ishte fotografuar me një pistoletë të larë me ar, edhe më herët gjatë takimit me ish-presidentin rus, Dimitri Medvedev. “Ja ku kemi një trim që do të marrë komandën pas 20 apo 25 vjetësh”, ka thënë Lukashenko teksa i prezantonte të birin, presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.
Lukashenko ka dy djem më të mëdhenj, Viktar dhe Dzmitry nga ish-gruaja e tij dhe një djalë të vogël nga një grua misterioze, siç shkruajnë faqet e shtypit ndërkombëtar. Muajt e fundit presidenti i Bjellorusisë ka marrë me vete 8-vjeçarin Nikolai thuajse në të gjithë takimet e tij jashtë vendit.1 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
Djali i Lukashenkos takon Chavez me pistoletë në “brez” burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip
Nga diktatura në demokraci