Di Matteo: Do ta zëvëndësojmë Drogbën

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është i bindur se klubi nga Stamford Bridge, do të jetë në gjendje që ta zëvëndësojë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba.

“Ne kemi shumë lojtarë kualitativ. Didier Drogba ka qenë një prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit. Njerëzit do të kërkojnë që dikush ta zë rolin e tij. Ne kemi Torresin, Sturridge dhe Lukakun. Ne kemi opsione”.

“Torres ishte fantastik në Euro 2012. Ajo që bënë lojtarët spanjollë vitet e fundit është fantastike. Kjo do të kthejë besimin te Torres dhe shpresoj që ai të kthehet në formë të mirë”, është shprehur Di Matteo.

Related Posts: