“Më parë nuk dihej se si Spanja do të luante, por me daljen në skenë të Xavit dhe lojtarëve të tjerë sikur ai, Spanja ka krijuar stilin e saj, i cili vjen nga koncepti dhe filozofia e Barcelonës, me idenë e mbajtjes së topit në mënyrë të vazhdueshme”.
“Kjo filozofi është implementuar disa vite më parë nga Spanja, por në Itali ky stil është diçka e re. Ata gjithmonë luanin Katenaçio, kështu kanë dashur të luajnë trajnerët e tyre. Ata luajën shumë vite me atë sistem. Tani, koncepti i lojës kreative në Itali ka ndryshuar, në këtë rast Pirlo e ka ndryshuar. Spanja dhe Italia janë dy ekipe që duan ta mbajnë topin”, ka thënë Cruyff.