Cordoba: Lucio nuk e ka pasur me gjithë mend

Ish-mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, beson se dikur bashkëlojtari i tij, Lucio, nuk e ka pasur me të vërtetë kur deklaroi se Juventusi ka fituar 30 tituj të Serie A.

Braziliani, i cili i është bashkuar Juventusit, në një konferencë me gazetarë tha se presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli, ka pasur të drejtë kur ka thënë se Juve ka 30 Scudetto e jo 28.

“Lucio ka qenë bashkëlojtari ynë dhe ai do të jetë gjithmonë në kujtimet tona për atë që ka bërë për ne”.

“E njoh atë shumë mirë dhe e di se ajo që ka thënë nuk është ajo që mendon. Ai nuk e mendon atë që thotë”, ka thënë Cordoba.

Related Posts: