Çka është parimi ?

1. Përfundim i përgjithshëm që del nga njohja e botës dhe që vihet në themel të një teorie, të një shkence a të një botëkuptimi; një nga tezat themelore, mbi të cilat ngrihet e shtjellohet dija e teoria në një fushë. Parim themelor (bazë). Parimet e përgjithshme. Parimet e marksizmit. Parimi i socializmit: secili sipas aftësie, secilit sipas punës. Parimet e fizikës (e mekanikës). Parimi i ruajtjes së energjisë.
 
2. Vijë a rregull e përcaktuar sipas një botëkuptimi, që shërben si udhëheqje për veprimtarinë në një fushë politike e shoqërore; tezë themelore, pikëpamje a bindje e thellë, së cilës i përmbahet dikush në veprimtarinë e në qëndrimet e veta. Parim i drejtë (i gabuar). Parime të shëndosha. Parimi i mbështetjes në forcat e veta. Parimi i partishmërisë proletare. Parimet e politikës së jashtme. Parimet e moralit komunist. Njeri me (pa) parime. Mungesë parimesh. Ndjek një parim. E ka (e ka vënë) si parim. U përmbahet parimeve. Nuk i shkel parimet. Nuk bën tregti me parimet. Nuk luan nga parimet.
 
3. Rregull themelor a ide drejtuese, sipas së cilës ndërtohet diçka. Parimi fonetik (morfologjik). gjuh. Parimi i ndërtimit të një makine.
 
* Në parim
a) në çështjet kryesore a themelore, në thelb; nga ana parimore, parimisht;
b) nga ana teorike, teorikisht.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,parim,parimi,parimet,parimi

Related Posts: