1. Shtresë e kuqërremtë, që formohet mbi sipërfaqen e sendeve prej hekuri nga bashkimi i tij me oksigjenin e ajrit ose të ujit, oksid hekuri. Shtresë (cipë) ndryshku. Ngjyrë ndryshku. I mbuluar nga ndryshku. I ngrënë (i gërryer) nga ndryshku. Hekur me ndryshk. Zuri ndryshk. I hoqi ndryshkun.
2. fig. Diçka që ndalon e pengon përparimin, të meta e dobësi ose mbeturina që duhen zhdukur. Ndryshku i së kaluarës. Plot mbeturina e ndryshk. Ndryshk i grumbulluar prej vitesh.
3. bujq. Sëmundje që prek bimët, sidomos drithërat, e cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet me njolla të kuqërremta në gjethet dhe në kërcell. Ndryshku i verdhë. Ndryshku i misrit (i grurit, i tërshërës). Ndryshku i panxharit. Ndryshku i limonit.
* Ka zënë ndryshk (myk) diçka shih te ZË. I kanë zënë trutë ndryshk (myk) ka mbetur prapa nga jeta, nuk i kupton dukuritë e reja të botës rreth vetes.Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,ndryshk,ndryshku,ndryshk,nryshk





