Çka është hudhra ?

 


1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore. Hudhër e njomë (e thatë). Kokë (thelb) hudhre. Një varg (një tufë) hudhrash. Shtypëse hudhrash. Gjellë (kos) me hudhër. Qëronte hudhra. Vjen erë hudhër.
 
2. fig. Njeri i lig, njeri i keq. Hudhra hudhrën do. fj. u.
 
3. përd. ndajf. Shumë. Është hudhër i keq (i thartë, i egër).
* Bulmet hudhrash iron. punë e kotë, punë boshe, diçka pa vlerë. Nuk hahet as me hudhra
a) është njeri shumë i keq, nuk durohet dot;
b) nuk besohet fare, është gjë e pabesueshme, nuk ta pranon arsyeja. Për një kokë hudhër për diçka shumë të vogël, për hiçgjë. E qëroi si hudhër dikë e shfrytëzoi shumë, ia hëngri a ia përvetësoi të gjitha ato që kishte. Flet hudhër në kungull flet kot më kot e pa u menduar, flet kodra pas bregut. E ka gojën hudhër thotë fjalë të këqija, përdor fjalë që i lëndojnë e i fyejnë të tjerët. Po nuk hëngre hudhër nuk bie erë fj. u. po nuk pate bërë vërtet faj, nuk mund të të bëjnë fajtor. Ngul qepë e shkul hudhra shih te QEP/Ë, ~A. HUDHËR E EGËR bot. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër kullota dhe është e ngjashme me hudhrën.

hudhra,ceshte hudhra,cka eshte hudhra,hudra shqip,cka eshte hudra, hudra