Çka është atmosfera ?

Atmosfera

1. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë. Atmosferë e lartë (e ulët). Atmosfera e Tokës. Shtresat e atmosferës. Lagështia e atmosferës. Ftohja (ngrohja) e atmosferës.
 
2. Ajri i një vendi, ajri që thithim në një hapësirë. Atmosferë e rëndë. Prish atmosferën.
 
3. fig. Ajo që na rrethon, kushtet në të cilat jetojmë ose zhvillohet një veprimtari, rrethanat që ndikojnë mbi diçka; mjedis. Atmosferë e ngrohtë (miqësore). Atmosferë e shëndoshë (e gjallë). Atmosferë revolucionare. Atmosfera politike. Atmosferë pune (lufte). Atmosferë gëzimi (feste). Ngroh (përmirëson) atmosferën. Helmon atmosferën.
 
4. sh. ~Ë, ~ËT fiz., tek. Njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një sipërfaqe prej një centimetri katror. 


Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,atmosfera,atmosfere,atmosferat,atmosfer

Related Posts: