Sead Susic, agjenti i Dzekos ishte 70 përqind i sigurtë se klienti i tij do të kalojë te Milani, por City shpejt i ka mohuar këto deklarata.
“Klubi nuk është në dijeni se ekziston një njeri i quajtur Zotëri Susic, e as që i ka dhënë mandatin një pale të tretë për të diskutuar transferin e Edin Dzekos, i cili mbetet lojtar i Cityt”, shkruan në një komunikatë të klubit anglez.





