Haye dhe Chisora ishin të përfshirë në një rrahje jashtë ringut disa muaj më parë në Gjermani dhe Chisora thotë se i ka disa hesape të pa sqaruara me Hayen.
“Unë do të jem më i çmendur se kurrë në ring. Gjithçka ka shkuar mirë për mua, unë nuk kam lëndime dhe do të jetë luftë e mrekullueshme”, ka theksuar Chisora.
Dueli i jashtëzakonshëm do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Upton Park të Londrës.





