Chamack është i vetmi sulmues i qendrës që ka luajtur për Arsenalin edhe sezonin e kaluar, me Giroud që nuk ka udhëtuar në turne për shkak të pushimit të zgjatur pas Euro 2012.
Pavarësisht se është lidhur me një largim nga Arsenali, Chamack shpreson të qëndrojë dhe ta dëshmojë veten në sezonin që vjen, duke marrë parasysh hapësirën që pritet të lërë largimi i Robin van Persiet.
“Debutimi dy vite më parë ishte një fillim ëndrrash. Isha shumë i qëndrueshëm kur erdha. Luaja mirë pasi luaja. Gjashtë muajt e parë kisha shumë ndeshje, por pas kësaj vetëm luajta disa ndeshje, por jo si në fillim”.
“Dua t’u tregoj njerëzve se mund t’ia dal më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se kam nevojë të luaj më shumë që çdokush të shohë çfarë mund të bëj. Shpresoj që ky sezon të jetë mjaft i mirë për mua dhe për klubin”, ka thënë Chamack.





