Defektet dhe shenjat e moshës nuk kanë mëshirë as për femrat e famshme, të cilat nuk heqin dorë nga minifundet dhe pantallonat e shkurtra. Si mendoni, të tilla janë apo jo shembull për t’u ndjekur?
1) Këngëtarja dhe aktorja 27-vjeçare, Ashley Tisdale, duket se nuk i ka punët mirë me celulitin, rezultat i viteve kur ka qenë shumë e dobët dhe nuk i ka kushtuar vëmendje ushqimit. Që kur ka nisur xhirimet e filmit “High School Musical”, Ashley ka deklaruar për një revistë amerikane se po përdor një stil jete më të shëndetshëm. “Edhe pse nuk mund ta ndryshoj krejtësisht trupin tim, ndihem shumë më mirë me veten”, ka thënë ajo.
5) Edhe Mischa Barton është një prej vajzave “të këqija” të Hollivudit. Njihet për problemet me alkoolin, drogën dhe ushqimin. Në këtë moment, aktorja po merret me palestër, por luhatjet e vazhdueshme në peshë, të çarat e lëkurës dhe celuliti vazhdojnë t’i shtohen. Do të ishte mirë që para se të vishte pantallona të shkurtra, të lyhej pa pushim me kremra hidratues dhe tonifikues.
6) Mbretëresha e muzikës pop, Jennifer Lopez, e cilësuar si një prej 40-vjeçareve më të bukura të Hollivudit duket se ka pak probleme me celulitin. Disa gropa të vogla janë shfaqur në kofshët e gruas me të ndenjurat më të bukura në botë. Duke e parë, mendon se me të vërtetë që përsosmëria nuk ekziston!
7) 30 milionë albume të shitura në të gjithë botën dhe 15 çmime të fituara “Grammy Awards”: karriera e shpejtë dhe e suksesshme e Alicia Keys e ka bërë që të mos kujdeset për trupin dhe në moshën 31-vjeçare e ka “mbytur” celuliti. Një shëtitje e vogël me të birin nëpër rrugët e Nju Jorkut nuk e ka penguar të veshë pantallona të shkurtra e të tregojë këmbët që lënë vërtet për të dëshiruar. Meriton të vlerësohet për spontanitetin e saj!
8) Trupi i saj është stërvitur prej vitesh për orë të tëra duke bërë sërf, joga, vrap dhe një dietë kundër dehidratimit. Por paparacët më profesionistë i kanë vjedhur edhe Cameron Diaz-it (40 vjeç mbush në gusht) tek-tuk ndonjë shenjë papërsosmërie në kofshë dhe të ndenjura. Mesa duket, as ajo nuk e ka problem të zhvishet me minifund dhe pantallona të shkurtra në plazhin e Malibusë.
9) Edhe për aktoren bukuroshe Catherine Zeta-Jones duket se nuk ka bukuri të përjetshme. Nën shallin e hollë ngjyrë pana, duken kofshët e qullosura dhe lëkura e varur e gjunjëve, pika e dobët e 43-vjeçares.
Edhe në trupin e Halle Berry (45 vjeçe) kanë filluar të mbeten shenjat e kohës që kalon. Gjithsesi me një trup të tillë, falen edhe kofshët që nuk janë më të tonifikuara si dikur kur ajo u shfaq me kostumin e banjës ngjyrë portokalli në serialin “Agjenti 007” – “Vdekja mund të presë”.





