Futbollisti italian qëndroi vetëm një sezon në Santiago Bernabeu, ndërsa në sezonin e dytë u huazua te Sampdoria dhe ishte dënuar për secilin gram që kishte shtuar në peshë, duke qenë se shprehitë e tij ushqyese ishin konsideruar fajtore për formën e tij jo të mirë.
“Do të ishte e shkëlqyer t’i mposhtja spanjollët. Qëndrimi im te Real Madridi nuk shkoi aq mirë’.
“Ata më quanin të trashë dhe nuk më vlerësonin, prandaj jam i gatshëm që t’i vë gjërat ku duhet”, ka thënë Cassano për ESPN.