Cassano drejt Interit?

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është duke e shtyrë veten drejt një transferimi kontrovers te rivali lokal, Interi.

Gazzetta dello Sport shkruan se Cassano ka humbur besimin në projektin e Milanit dhe nuk ndjen se ka besimin e plotë të trajnerit Massimiliano Allegri.

Ai tashmë u ka thënë përfaqësuesve të tij të shqyrtojnë një mundësi të transferimit të tij te Interi.

Para fillimit të kampionatit evropian, Cassano paralajmëroi se ai do të rimendojë të ardhmen me Milanin nëse Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva shiten.