“Unë nuk mund t’i pres bashkëlojtarët e mi të kthehen nga pushimet, pasi ka shumë ditë që s’kam qenë në fushë. Unë ia kam vënë vetes synimin që të luaj 50 ndeshje këtë sezon me Juventusin dhe Italinë. E di se mund ta bëj këtë”.
“Ne jemi klubi më i madh në itali dhe kemi drejtorë të mirë. Giuseppe Marotta është i shkëlqyer në punën e tij dhe e di se çfarë të bëjë, kështu që jam i relaksuar dhe kam besim të plotë në klub”, ka thënë Buffon.