“Nuk ishte ndeshje e barabartë, ata ishin shumë superiorë. Kështu, dhimbja nga disfata e madhe është vetëm relative. Përfundoi keq pasi u përballëm me një ekip që meritoi fitoren. Shpeshherë në jetë duhet të jesh në gjendje që të pranosh disfatën dhe të komplimentosh kundërshtarin që është më i mirë”.
“Ata kanë pasur shumë lojtarë të nivelit më të lartë, që kanë luajtur nëpër finale. Mendoj se startin e keq e paguam shtrenjtë, pasi nuk ishim Italia e njëjtë. Ne nuk duhet të ankohemi. Spanja ishte më e mirë dhe i përgëzoj për suksesin”, ka deklaruar Buffon.





