“Sa më shumë që fokusohem në të, situata përkeqësohet më shumë”, ka thënë Bolt për Reuters.
Bolt gjithmonë ka pasur probleme me startin. Ai pati një fillim të keq edhe në kampionatin e vitit të kaluar në 100 metra, kur humbi shanset e tij për të mbrojtur titullin në Korenë e Jugut.
Një muaj më herët atleti nga Jamaica po ashtu humbi në 100 dhe 200 metra si dhe partnerin e stërvitjeve Yohan Blake.
“U ula me trajnerin tim. Ai më tha të mos shqetësohem për fillimin dhe të garoj. Andaj ky është plani (në Londër). Të harroj fillimin dhe të futem në garë menjëherë”, ka shtuar Bolt.





