Argjentinasi u takua me bordin gjatë të premtes dhe rimendoi vendimin e tij, por thotë se mosmarrëveshjet kanë ndikuar në raportet e tyre.
“Do të vazhdoj të zhvilloj rolin tim siç kam bërë deri tash. Do ta ruaj përkushtimin të cilin e kam pranuar për këtë institucion”.
“Mund ta pranoj largimin e autoritetit tim [nga ana e bordit], por... ata dhanë shenja se deklaratave të mia u ka munguar vërtetësia. Ajo çfarë ka ndodhur e ka ndryshuar raportin tonë”, ka thënë Bielsa.





