Balzaretti e dëshiron vetëm PSG-në

Zëvendëspresidenti i Palermos, Guglielmo Micciche, ka njoftuar se Federico Balzaretti mund të largohet vetëm nëse i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Pas paraqitjes mbresëlënëse në Euro 2012, klubet italiane Juventus, Lazio e Milan janë shprehur të interesuara për shërbimet e mbrojtësit.

“Ne duam ta mbajmë atë, ai gjithmonë ka thënë se nëse largohet nga Palermo do t’i bashkohet vetëm PSG-së”.

“Tash për tash kjo nuk mund të ndodhë, sepse PSG nuk ka pyetur për të”.

“Klube të tjera kanë shprehur interesim, por ofertat e tyre janë refuzuar, sepse nëse nuk shkon te PSG, atëherë do të qëndrojë te Palermo”, ka thënë Micciche për Radio Kiss Kiss Napoli.