AVB: Chelsea nuk më dha kohë

Menaxheri i ri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ndjen se ai ka më shumë kohë për të arritur suksese te Tottenhami, se sa që kishte te Chelsea.

“Chelsea ka traditën e vet që ka ndryshuar shumë që nga viti 2003 dhe këtu te Spursat është sensi i mirëkuptimit më i madh, në një mënyrë më ndryshe”.

“Unë jam i ri dhe pronari më ka garantuar kohë për të arritur sukseset e para. Unë vij këtu më i përgatitur dhe menaxher më i mirë se që kam qenë më parë, ndërsa këto përvoja shpresoj se do ta dërgojnë klubin përpara”, ka thënë Villas Boas.