Trajneri Sir Alex Ferguson ka deklaruar se nuk ka asgjë të re rreth lojtarit bullgar, të cilin e ka quajtur një talent të jashtëzakonshëm.
Paris Saint-Germain dhe klubi i tij i mëparshëm, Bayer Leverkusen, janë shprehur të interesuar për shërbimet e 31-vjeçarit, por nuk ka asgjë konkrete.
“Asgjë nuk ka ndodhur me Dimitarin dhe ai do t’i bashkohet turneut në Afrikën e Jugut dhe në Kinë. Ai është një futbollist fantastik”.
“Sezoni i kaluar nuk ishte i shkëlqyer për të, pjesërisht pasi unë zgjodha më shumë Wayne Rooneyn e Danny Welbeckun... dhe Chichariton”, ka deklaruar Ferguson për MUTV.