Wodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani, që do të garojë në kategorinë mbi 78 kg në xhudo dhe tinejxherja Sarah Attar, do të jenë femrat e para nga Arabia Saudite që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, pasi bisedimet mes Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe zyrtarëve të lartë arab rezultuan me sukses.
Vendimi i marrë sot do të thotë se në ngjarjen që fillon më 27 gusht dhe mbaron më 12 gusht do të marrin pjesë atlete femra dhe meshkuj nga secili vend pjesmarrës.
Pjesëmarrja e femrave nëpër ngjarje sportive ka qenë një çështje që është diskutuar një kohë të gjatë në Arabinë Saudite, ku klerikët ua kanë ndaluar femrave një gjë të tillë, me pretekstin se nuk është në natyrën e tyre që të jenë sportiste.





