Ish-sulmuesi i Juventusit ishte i huazuar në Ennio Tardini në sezonin 2010/2011, ndërsa tani kthehet për të nënshkruar kontratë dyvjeçare me këtë klub, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit.
“Mirëserdhe prapë, Ama. Parma FC njofton sot (e hënë) se ka kompletuar marrëveshjen me sulmuesin brazilian Amauri, i cili kthehet për ta veshur fanellën pas kontributit vendimtar që bëri gjatë sezonit 2010/2011”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi italian.





