Tipet e celulitit:
Celuliti i fortë ose solid, zakonisht gjendet në gratë aktive si: balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër në disa raste është i vështirë dhe të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifët, nuk është aq i përqendruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjendet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie e tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.
Gratë
Zakonisht janë gratë ato që preken më shume nga celuliti. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat I hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lekurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve ne trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
Eliminimi
Mos prisni mrekullira kur bëhet fjalë për celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojnë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut. Megjithatë duhet theksuar që nuk mund t’i nënshtrohesh terapisë anticelulit nëse në rastet kur vuan nga: zemra, organet e frymëmarrjes, diabeti, variçet, mëlçi kronike, epilepsi, puçra masive, lëkura është e dëmtuar, shtatzania, gjatë gjatë ciklit menstrual. Për të patur rezultatin e dëshiruar, duhet të kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkëpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim është i thjeshtë, i pranueshëm dhe relaksues. Humbja e peshës bëhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Është e rëndësishme që të konceptojmë faktin që kemi të bëjmë me bilanc energjetik dhe gjatë terapisë nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dorë nga konsumi i ushqimeve të trajtuara në vaj të nxehtë pasi këto produkte shkaktojnë vështirësi në tretje.
Faktorët që sjellin celulitin
1. Trashëgimia.
2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 7 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
3. Dieta. Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor.
4. Pirja e duhanit. Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit.
5. Tensioni dhe stresi. Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
6. Marrja e mjekimit. Mund të dëmtojë proceset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët orale, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.
7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës. Ushtrimet ndihmojnë tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme, duke shkaktuar copëzimin e indit të bllokuar dhe pastrimin e trupit.
Ushqime te ziera për organizmin
Mënyra më e drejtë është të ushqehemi me produkte të trajtuara në avull ose me zierje pasi janë plotësisht të asimilueshme dhe aspak të dëmshme për organizmin. Gjatë kursit të humbjes së peshës, kërkohet ekuilibër në marrjen e ushqimit, përtypje e mirë, konsum i 3 litrave ujë në ditë. Lënia e një vakti pa marrë është e dëmshme. Organizmi ka nevojë për ushqim, zaharinë, proteina, yndyrna, etj.
Trajtim anticelulit i shoqëruar me dieta
Dieta e përdorur gjatë trajtimit është e domosdoshme. Në rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do të zgjasë. Dietat me kalori të përcaktuara në çdo asortiment na ndihmojnë për të llogaritur vetë kaloritë. Nëse klientja kërkon humbje të përshpejtuar, sasia e kalorive që duhet te marrë është deri në 1200 kalori në ditë, nëse kërkon humbje më të ngadaltë sasia e ushqimit të marrë nuk duhet të kapërcejë limitin e 1400 kalorive.
Celuliti armiku kryesor i grave
Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve ne trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive).





