Bale ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Tottenhamin, duke lënë kështu larg tij klubet e interesuara si Barcelona, Milani, Juventusi, Interi, Real Madridi dhe Bayerni.
“Unë jam këtu tash e pesë vite dhe jam kënaqur me çdo minut. Fansat kanë qenë të mrekullueshëm dhe unë dua që t’i shpaguaj për përkrahjen. Klubi po përparon dhe dua të jem pjesë e këtij progresi. Duam të kthehemi në Ligën e Kamponëve”, ka theksuar Bale pas rinovimit.





