Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, danezët regjistruan fitore komode në këtë sfidë përgatitore.
Daniel Agger e kaloi Danimarkën në epërsi nga pika e bardhë (32’), ndërsa Andreas Bjelland e vulosi fitoren (68’).
Danimarka bën pjesë në “grupin e vdekjes” – Grupin B, së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Holandën.





